TIRANË, 18 mars/ATSH/ -Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë theksoi sot se BE po mbështet kërkimet për vaksina të mundshme, diagnostikime dhe trajtime kundër COVID-19.
Delegacioni i BE shton se aktualisht nuk ka një vaksinë kundër koronavirusit.
BE njofton se po punon për krijimin e kësaj vaksine, si dhe për testet diagnostikuese e sistemet mjekësore, në mënyrë që të mposhtet ky virus vdekjeprurës, që po alarmon botën.
“A ka një vaksinë kundër COVID-19? Aktualisht nuk ka vaksinë kundër koronavirusit. Por ne po punojmë për krijimin e vaksinave, trajtimeve të reja, testeve diagnostikuese dhe sistemeve mjekësore”, theksoi delegacioni i BE në Tiranë.
/gj.mima/












