FOTO/ Prefekti i Dibrës për ATSH: Bashkitë e qarkut vijojnë prej dy ditësh shpërndarjen e ndihmave për të moshuarit dhe familjet në nevojë

TIRANË, 18 mars/ ATSH-A. Fortuzi/-Në bashkinë e Matit vijon shpërndarja e ndihmave për të moshuarit jetojnë vetëm si edhe për familjet në nevojë

Prefekti i Dibrës, Nexhbedin Shehu tha për ATSH se “janë rreth 153 të moshuar  që po asistohen nga bashkia Mat, në kuadër të masave të marra nga qeveria për të ndihmuar me ushqime të moshuarit që jetojnë vetëm, me synimin për të minimizuar lëvizjet e tyre, duke parë që vendin tonë e ka prekur pandemia e COVID -19.

“Bashkitë kanë dy ditë që po punojnë për të identifikuar të moshuarit që jetojnë vetëm dhe janë në pamundësi financiare, pra që janë me asistencë. Po ashtu dhe personat me aftësi të kufizuar. Për të gjithë këto persona që janë në nevojë dhe e kanë të pamundur të dalin jashtë, po mbulohen nga bashkitë”,- tha Shehu për ATSH.

“Dje u është dhënë ndihma 23 personave, ndërsa tani ndihma po shpërndahet në të gjithë qarkun, Mat, Klos, Bulqizë dhe Dibër. Sot, vazhdon dërgimi i nevojave jetësore, për të bërë pazarin, për të marrë ilaçet. Paraprakisht në Peshkopi janë rreth 200 pensionistë. Klosi ka 64, Mati 153, por totali i qarkut është diku tek 500 pensionistë”,- tha Shehu për ATSH-në.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.