Ballina Bota

SHBA një trilion dollarë kundër COVID-19

UASHINGTON, 17 mars /ATSH-ANSA-DPA/ – Shtëpia e Bardhë po shqyrton një plan prej një trilion dollarësh për të mbështetur ekonominë përballë koronavirusit, sipas CNN.

CNN shtoi se vlerësimi fillestar kishte qenë 850 miliardë dollarë.

”Një paketë e propozuar stimuluese do të injektojë një trilion dollarë në ekonomi”, deklaroi sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin.

”Qëllimi është të sigurojmë para’ për njerëzit dhe likuiditet për bizneset”, theksoi ai.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka deri tani mbi 5 000 të infektuar dhe 100 të vdekur./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMJEKESI – Studimi: Sa më pak të hani, aq më vonë plakeni
Artikulli tjetërBasha: Jemi të gjithë në një varkë, qeveria të mos vonojë zbatimin e propozimeve tona