Ballina Flash

MJEKESI – Studimi: Sa më pak të hani, aq më vonë plakeni

PEKIN, 17 mars /ATSH-ANSA/ – Ushqimi më i paktë ndihmon në uljen e niveleve të inflamacionit në të gjithë trupin, dhe mund të vonojë shfaqjen e sëmundjeve të lidhura me moshën dhe t’ju bëjë të jetoni më gjatë, sipas një studimi kinez të publikuar në revistën ”Cell”.

Një dietë më pak kalori sipas studiuesve, mbron nga plakja e shtigjeve qelizore.
Plakja është faktori më i lartë i rrezikut për shumë sëmundje, përfshirë kancerin, çmendurinë, diabetin dhe sindromën metabolike.

Kufizimi kalorik ka dëshmuar të jetë një nga ndërhyrjet më efektive kundër këtyre sëmundjeve të lidhura me moshën. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19/ Sisteme shëndetësore në vendet e BE-së me financime masive rezultojnë pa kapacitetet e nevojshme
Artikulli tjetërSHBA një trilion dollarë kundër COVID-19