Ballina Flash

Pogradec, pastrohet bregu i liqenit

Pastrimi i liqenit Pogradec

Kjo do të jetë tashmë mënyra se si do të pastrohet bregu i liqenit dhe rëra. Kemi gjetur mënyrën më të mirë të mundshme për t'iu garantuar qytetarëve tanë dhe pushuesëve një bregliqen të pastër, ashtu si Pogradeci dhe pogradecarët e meritojnë. Me mjetet e reja ndotja që ka ekzistuar çdo vit nuk do të jetë më. Detyra që i kemi vënë vetes është që këtë vit të garantojmë plazh të pastër, më shumë hapsirë publike dhe pa diskoteka zhurmuese në qytet.#Bashkianëpunë

Gepostet von Bashkia Pogradec (Faqe Zyrtare) am Dienstag, 17. März 2020

TIRANË, 17 mars /ATSH/ Bashkia e Pogradecit edhe në këtë situatë pandemie të koronavirusit, nuk ka lënë pas dore as traditën: përgatitjet për mbajtjen pastër të qytetit në prag të sezonit të ri turistik. Përmes një videoje tregohet makineria e re që do të bëjë pastrimin e bregliqenit të Ohrit, duke u siguruar kështu pushuesve një bregliqen të pastër.

“Kjo do të jetë tashmë mënyra se si do të pastrohet bregu i liqenit dhe rëra. Kemi gjetur mënyrën më të mirë të mundshme për t’iu garantuar qytetarëve tanë dhe pushuesve një bregliqen të pastër, ashtu si Pogradeci dhe pogradecarët e meritojnë. Me mjetet e reja ndotja që ka ekzistuar çdo vit nuk do të jetë më. Detyra që i kemi vënë vetes është që këtë vit të garantojmë plazh të pastër, më shumë hapsirë publike dhe pa diskoteka zhurmuese në qytet”, shprehet bashkia e Pogradecit.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTomini: Trendi i rasteve me COVID 19 i qëndrueshëm, kemi kapacitete të plota
Artikulli tjetërCOVID/ Pipero: Nëse rrimë të izoluar janë zero për qind shanset për t’u infektuar