Ballina Bota

KOMENT – Trump pranon rrezikun e një recesioni

UASHINGTON, 17 mars /ATSH-AFP/ – Bashkimi Europian njoftoi dje mbylljen e kufijve për të frenuar përhapjen e koronavirusit, në një kohë kur presidenti amerikan, Donald Trump i trembej spektrit të një recesioni në SHBA.

Epidemia ka shkaktuar tashmë më shumë se 7 000 të vdekur në botë, veçanërisht në Europë, ku rritja e numrit të të sëmurëve ka shtyrë shtetet të izolojnë popullsitë e tyre.

“Ne jemi në luftë”, theksoi dje presidenti francez, Emmanuel Macron duke njoftuar ndërprerjen për 30 ditë të të gjitha udhëtimeve mes vendeve jo europiane dhe të BE-së.

Presidenti francez njoftoi përveç të tjerave ndalimin e lëvizjeve jo thelbësore që prej të martës pasdite. Çdo shkelje do të sanksionohet”, paralajmëroi ai.

Duke e cilësuar si një tragjedi njerëzore, G7, që u mblodh në një videokonnferencë, u shpreh e vendosur të bëjë gjithçka është e nevojshm për të rivendosur rritjen ekonomike botërore.

Për herë të parë, presidenti amerikan, Donald gjykoi të mundur një recession në SHBA.

I pyetur mbi të ardhmen e kësaj pandemie përballë të cilës të gjitha vendet e planetit po luftojnë një nga një, presidenti amerikan përmendi një fund të mundshëm të epidemisë në SHBA në korrik ose gusht.

Organizata Botërore e Shëndetësisë, që nënvizoi se kishte tashmë më shumë raste dhe të vdekur në pjesën tjetër të botës, kërkoi të kryhej një test për çdo rast të dyshuar.

Në Gjermani, banorët janë kërkuar të qendrojnë në shtëpi dhe të heqin dorë nga pushimet.
Spanja ka mbyllur kufijtë tokësorë ashtu si dhe Tunizia.

Zvicra dekretoi gjendjen e urgjencës duke ndaluar çdo manifestim publik dhe privat.

Qeveria britanike kërkoi shmangien e çdo kontakti dhe lëvizjeje të padobishme.

Ministrat e Financave të këtyre vendeve kanë premtuar se do të bëjnë gjithçka që është e nevojshme për t’iu përgjigjur vështirësive ekonomike të shkaktuara nga kriza si pasojë e COVID-19. / ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakITALI – Berlusconi dhuron 10 milionë euro për përballimin e COVID-19
Artikulli tjetër“Pandemia e koronavirusit, krizë e paprecedentë, globale”/ Pisonero: KE po monitoron nga afër situatën në Ballkanin Perëndimor