Ballina Bota

FOKUS – Për sa kohë mbetet në sipërfaqe COVID-19?

KALIFORNI, 17 mars /ATSH-ANSA/ – Ndërsa ka hipoteza të ndryshme mbi kohën e qëndrimit të virusit në hapësirë, të dhënat e para të shkencës theksojnë se ai qëndron rreth 4 orë në materiale bakri, deri në 24 orë në materiale kartoni dhe deri në 72 orë në ato plastike dhe çeliku.

Këto studime u kryem nga një laborator i Institutit Kombëtar i Shëndetit Amerikan (NIH) me pjesëmarrjen e Universitetit të Princeton dhe Universitetit të Kalifornisë.

Rezultatet janë publikuar në ”medRxiv”, faqe interneti që ju lejon të ndajnë artikujt mjekësorë shkencorë që nuk janë shqyrtuar ende përpara botimit në një ditar zyrtar.

Për të verifikuar nëse e njëjta gjë ishte e vërtetë edhe për koronavirusin e ri, studiuesit amerikanë i janë nënshtruar testeve laboratorike specifike për të vlerësuar rezistencën e tij me kalimin e kohës në sipërfaqe të ndryshme. /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19/ Lezhë, monitorim i subjekteve tregtare për masat e sigurisë dhe çmimet
Artikulli tjetërNuk respektuan masat e sigurisë ndaj COVID 19/ Gjobë administratorit të një call center-i dhe të një lokali