Bashkia e Librazhdit në ndihmë të të moshuarve

TIRANË, 17 mars/ATSH/-Bashkia e Librazhdit është vënë në dispozicion të të moshuarve dhe pensionistëve, duke i ndihmuar ata të blejnë ushqime dhe ilaçe, pa qenë nevoja të dalin prej banesave të tyre.

Specialistët e bashkisë së Librazhdit kanë bërë të ditur se po mblidhen të dhënat dhe fton qytetarët të cilët janë në dijeni të personave që nuk kanë të afërmit pranë, të mund të lajmërojnë pranë numrit të vënë në dispozicion nga bashkia.

‘Pas vendimit të qeverise për ndalimin e lëvizjes së personave të moshuar, do të jetë bashkia me ekipet e saj që do t’u shërbejë duke i ndihmuar të blejnë ushqime, ilaçe e detergjentë, në rastet kur ata kanë nevojë e nuk kanë të afërm pranë.
Ndërkohë që po mbledhim të dhënat, lutemi nëse keni informacion për persona që nuk kanë të afërm pranë, na lajmëroni në këtë nr telefoni: 0692502690.Bashkë do ja dalim.Frikë JO, Kujdes PO!’, -informon bashkia e Librazhdit. z.tosku/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.