RUSI – Gjykata Kushtetuese miraton reformën e Putinit

MOSKË, 16 mars /ATSH-AFP/- Gjykata Kushtetuese ruse miratoi sot reformën e gjerë të kërkuar nga presidenti Vladimir Putin, që i jep atij të drejtën të kryejë dy mandate shtesë pas përfundimit të mandatit aktual në vitin 2024.

“Projekti i reformës është në përputhje me ligjin”, publikoi Gjykata në faqen e saj të internetit.

Projektligji duhet të miratohet përfundimisht me një votim popullor të planifikuar më 22 prill.

Pavarësish shqetësimeve në lidhje me pandeminë e koronavirusit, kjo datë vazhdon të jetë në fuqi

Amendamenti do ta lejojë Putinin t’i zerojë mandatet e tij presidenciale, në një kohë kur ligji rus e ndalon presidentin të bëjë më shumë se dy mandate radhazi./ /ervo/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.