Foto/ Shkarkonin mbetje në zonën e ish-kënetës, kapen në flagrancë shkelësit

TIRANË, 16 mars/ATSH/ Policia Bashkiake e Durrësit ka kapur në flagrancë dhe ka gjobitur njërin prej shkelësve, shtetasin F. Gj i cili me mjetin e tij, ka shkarkuar mbetje në zonën e ishkënetës e cila nuk është e përcaktuar dhe as e miratuar për venddepozitim.

Ndërsa Ndërmarrja e Shërbimeve Komunale pasi ka shuar zjarrin ka pastruar tërësisht zonën nga mbetjet e grumbulluara.

Bashkia i ka bërë thirrje të gjitha subjekteve dhe qytetarëve që mos të hedhin mbeturinat jashtë zonave të përcaktuara dhe të mos i vënë flakën pasi do të merren masat e parashikuara me ligj ndaj të gjithë atyre që kryejnë veprime të tilla të papërgjegjshme.

“Zero tolerancë për shkelësit e ligjit”- thotë kryebashkiaku Zhuljen Varfaj duke ftuar qytetarët që të reagojnë dhe të mos qëndrojnë pasivë, por të denoncojnë në policinë bashkiake çdo veprim në dëm të mjedisit.

“Në këto ditë të vështira kur higjena publike është po aq e rëndësishme sa edhe higjena personale, zbatimi rigoroz i ligjeve dhe rregullave është jetik për të ndaluar përhapjen e COVID-19. Ngjarje të tilla vetëm vështirësojnë punën e punonjësve të Ndërmarrjes së Shërbimeve të cilët prej datës 10 mars, kanë detyrë të shtuar edhe dezinfektimin e hapësirave dhe të institucioneve publike përveç menaxhimit të mbetjeve urbane.” z.tosku/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.