Ballina Bota

FINLANDË – Shpallet gjendja e emergjencës për shkak të COVID-19

HELSINKI, 16 mars /ATSH-DPA/- Finlanda shpalli sot gjendjen e emergjencës për të luftuar pandeminë e koronavirusit, që përfshin edhe mbylljen e shkollave dhe ndalimin e vizitave nëpër shtëpi dhe institucione të moshuarish.

“Programi prej 19 pikash që do të miratohet zyrtarisht nesër, do të lejojë edhe mbylljen e menjëhershme të kufijve, nëse është e nevojshme, me përjashtime për banorët finlandezë që kthehen në vend dhe për mallrat e ilaçet”, deklaroi kryeministrja, Sanna Marin.

Mbyllja e shkollave dhe universiteteve do të hyjë në fuqi ditën e mërkurë dhe do të zgjasë deri më 13 prill.

Tubimet publike do të kufizoheshin në e pakta 10 persona.

Do të mbyllen gjithashtu edhe institucionet kulturore, qendrat sportive dhe ato rinore./ /ervo/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPipero: Koronavirusi shkatërrohet shumë shpejt nga uji e sapuni, me kurajo nga qytetarët e mjekët do ia dalim
Artikulli tjetërBM – Johnson refuzon mbylljen e shkollave si masë kundër COVID-19