SAN FRANÇISKO, 14 mars /ATSH-AFP/ – Apple do të mbyllë të gjitha dyqanet jashtë Kinës deri më 27 mars, në përpjekje për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri, njoftoi presidenti, Tim Cook.
“Prodhuesi i kompjuterave dhe smartphoneve ka mësuar nga masat e kontrollit në Kinë, ku sapo ka rihapur dyqanet e saj”, theksoi Tim Cook në një deklaratë të bërë dje në mbrëmje në SHBA./ /ec/























