Ballina Bota

ARMENI – COVID-19 – Pashinyan dhe bashkëshortja në karantinë

JEREVAN, 14 mars /ATSH-DPA/- Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan dhe bashkëshortja ndodhen në një karantinë paraprake, pas udhëtimit në Brazil javën e kaluar.

Pashinyan deklaroi se ai dhe bashkëshortja, Anna Hakobyan ndjehen mirë dhe nuk po përjetojnë simptomat e koronavirusit, por me shumë kujdes kanë vendosur të qëndrojnë në mbyllje të vetmuar në rezidencën e tyre jashtë Jerevanit, në pritje të rezultateve të testit.

Bashkëshortja e presidentit Hakobyan u takua me atë të presidentit brazilian, Jair Bolsonaro në kryeqytetin Brazilia.

Një nga ndihmësit kryesorë të Bolsonaro u kontaminua nga koronavirusi, por Bolsonaro pohoi se një test tregoi se ai nuk ishte i infektuar.

Armenia ka regjistruar 15 raste të koronavirusit.

Në Brazil, të dhënat nga Ministria e Shëndetësisë tregojnë për 77 të prekur nga COVID-19. /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSOFT NEWS – Sa më shumë t’u biesh borive, aq më shumë zgjat semafori… i kuq!
Artikulli tjetërCOVID 19/ Brataj: Si përballohen shenjat e gripit në shtëpi, telefononi 127 vetëm nëse keni vërtet nevojë