SOFT NEWS – Sa më shumë t’u biesh borive, aq më shumë zgjat semafori… i kuq!

MUMBAI, 14 mars /ATSH/ – Si t’i luftojmë zhurmat akustike në një qytet super të populluar?

E thjeshtë, sa më shumë t’u biesh borive aq më pak lëviz, sipas www.today.it.

Ky është ”kurthi” i hartuar nga policia në Mumbai, për të dekurajuar “të bezdisurit” në semaforë.

Metoda është e thjeshtë, nëse drejtuesit nuk ndalin boriet, semafori i kuq zgjat më shumë.

Semaforët e qytetit indian janë të pajisur me një sensor që automatikisht rivendos të kuqen nëse zbulon një tingull më të madh se 85 decibel.

Policia rrugore vendase shpjegon arsyen e një vendimi të tillë duke theksuar se qytetarët i bien borisë edhe kur semafori është i kuq, duke menduar se mund të ”hapin jeshilen më shpejt”.

Mumbai renditet si qyteti i katërt më i ngjeshur në botë nga indeksi i trafikut. /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.