Ballina Bota

SHBA – Trump: Nuk i kam simptomat e COVID-19

UASHINGTON, 13 mars /ATSH-DPA/ – Nuk kam simptoma koronavirusi, deklaroi sot presidenti amerikan, Donald Trump.

”Nuk i kam simptomat e COVID-19”, deklaroi presidenti amerikan.

Trump deklaroi shpërthimin e koronavirusit si një emergjencë kombëtare, në një veprim që do t’i lejojë qeverisë federale të kontrollojë fondet e katastrofës.

“Për të lëshuar fuqinë e plotë të qeverisë federale. Unë jam duke deklaruar zyrtarisht një emergjencë kombëtare”, tha Trump nga Shtëpia e Bardhë./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakInformacion i përditësuar/ Situata e sotme nga përhapja e koronavirusit, 8 të shtruar në Spitalin Infektiv
Artikulli tjetërCOVID-19/ Mbyllen aktivitetet tregtare edhe në Shkodër, Lezhë, Elbasan, Fier e Vlorë