ROMË, 13 mars /ATSH-DPA/- Ministri i Jashtëm italian, Luigi di Maio falenderoi sot Kinën për dërgimin e ndihmave mjekësore dhe të ekspertëve, për të ndihmuar Italinë në luftën kundër COVID-19.
Ministri nuk harroi të kritikonte ashpër partnerët europianë, që refuzuan të eksportojnë pajisje shëndetësore, si edhe BQE-në për qëndrimin e saj të paqartë.
“Erdhën 40 pajisjet e para të frymëmarrjes, erdhën maskat. Ky quhet solideritet”, postoi Di Maio në Facebook, duke treguar fotografitë televizive të mallrave që u shkarkuan dje.
Sistemi shëndetësor i Italisë po stërmundohet nga përhapja e pandemisë, me gjithsej 12 839 raste infektimi të diagnostikuara dhe 1 016 viktima që nga mbrëmja e djeshme./ /ervo/























