ROMË, 12 mars /ATSH-ANSA/ – Pas qeverisë spanjolle, edhe çifti mbretëror iu nënshtrua testit të koronavirusit, njoftoi gazeta ”El Pais”, që citon një zëdhënës të pallatit mbretëror.
”Një javë më parë mbretëresha Letizia kishte pasur një takim me ministren për Barazinë Gjinore, Irene Montero, e cila rezultoi pozitive.
”Mbreti Felipe dhe bashkëshortja kryen testet si masë paraprake. Rezultati i testit do të zbulohet më vonë”, shtoi zëdhënësi./ a.jor.












