LONDËR – Rreth 5 000-10 000 persona të infektuar nga COVID-19

LONDËR, 12 mars /ATSH-AFP/ – Numri i personave të infektuar nga koronavirusi i ri në Britaninë e Madhe mendohet të jetë 5 000-10 000 persona, theksoi sot qeveria duke njoftuar masa të reja për parandalimin e pandemisë.

“Nëse numri i rasteve të regjistruara është 590, ne ndodhemi përballë 5 000-10 000 personave të infektuar aktualisht”, deklaroi këshilltari shkencor i qeverisë, Patrick Vallance, ndërkohë që Britania e Madhe po kërkon tashmë të vonojë kulmin e krizës.

“Ne jemi në një trajektore që na tregon se ne jemi katër javë pas Italisë dhe vendeve të tjera europiane”, shtoi ai.

Kryeministri britanik, Boris Johnson njoftoi sot një faze të re të planit të tij të veprimit, i destinuar për të vonuar kulmin e krizës deri në ditët e bukura, me qëllimin pë të lehtësuar presionin mbi shërbimet shëndetësore./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.