Ballina Flash

Emergjenca e koronavirusit, pas Serie A ndalet edhe kampionati spanjoll

TIRANË, 12 mars /ATSH/ –Pas Serisë A, edhe La Liga ka vendosur që fundi shtyrjen e të gjitha ndeshjeve të planifikuara për në fundjavë, me qëllim shmangien e përhapjes së koronavirusit, që vetëm dje u shpall edhe si pandemi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Vendimin e komunikoi vetë Liga nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku shpjegoi ndër të tera se tani nuk bëhet fjalë më për futboll dhe se duhet pasur më shumë kujdes për jetën e njerëzve në përgjithësi, përfshi edh atë të futbollistëve.

Kampionati spanjoll është ndërprerë për një afat të pacaktuar, ndërsa vetëm në ditët në vijim mund të kemi një datë kur pritet të rikthehet normaliteti, ndërsa edhe liga të tjera si ajo angleze e franceze rrezikojnë ndërprerjen.

Me ndërprerjen e La La Ligës dhe Serisë A, ekziston rreziku që këto kompeticione të mos mbyllen në afat, ndaj po studiohet mundësia që të shtyhet edhe Kampionati Europian, për t‘u lënë më shumë hapësira kohore kampionateve të japin verdiktet e sezonit.

/gj.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShitjet në tregtinë me pakicë rriten me 3.9%
Artikulli tjetërCOVID-19/ OSHEE, plan masash për shërbimet ndaj klientit dhe punimeve në rrjetin elektrik