Ballina Flash

COVID-19/ Bashkia Kukës mbyll sportelet e ADISA-s

TIRANË, 11 mars/ATSH/- Bashkia e Kukësit njoftoi të gjithë qytetarët e saj se ka pezulluar çdo lloj shërbimi pranë zyrave të ADISA-s.

“Në vijim të masave parandaluese për ndalimin e përhapjes së mëtejshme të virusit COVID-19, ju njoftojmë se sportelet e ADISA-s do të jenë të mbyllura deri në një njoftim të dytë”, thuhet në njoftimin e bashkisë.

Në shumë qytete të vendit po merren masa për dezinfektimin e ambienteve publike. Po ashtu, po dezinfektohen edhe mjetet e transportit publik. Ndërsa autoritetet kanë bërë thirrje që të mos frekuentohen ambientet me popullim të lartë./a.gjonaj/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMasat për COVID-19/ Balla: Kuvendi i Shqipërisë nuk do të mblidhet në seancë plenare
Artikulli tjetërMeta takon drejtorin e OBSH-së në Tiranë: Nuk ka vend për panik, kujdesi duhet të jetë maksimal nga qytetarët