Ballina Flash

MUZIKË – Koncert virtual në kohërat e COVID-19

ROMË, 10 mars /ATSH-AFP/- Këngëtarja e famshme e muzikës rok, Gianna Nannini njoftoi sot për një koncert virtual, me video nga shtëpia e saj, për të luftuar kundër vetmisë së detyruar nga masat e sigurisë të vendosura nga autoritetet për të ndaluar epideminë.

“Gjëja e tmerrshme në lidhje me këtë virus është vetmia. Secili prej nesh duhet të vërë diçka nga vetja në dispozicion të komunitetit tonë. Unë jam në Milano dhe dua të transmetoj këngë rok akustik në internet, në mënyrë që të gjithë të mund të ndihemi më pranë njëri-tjetrit, por në siguri të plotë”, shkroi ajo në llogarinë e saj në Instagram.

Gianna Nannini, 65 vjeç, është një personazh i famshëm në Itali, me rreth tridhjetë albume, gjatë një karriere që filloi më shumë se 40 vjet më parë./ /ervo/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMjekët dhe infermierët 1 mijë euro plus në muaj, sanitaret dhe shoferët 500 euro
Artikulli tjetër“Paniku më i dëmshëm se sa vetë virusi”/Gjata apel qytetarëve: Zbatoni masat, e domosdoshme të ulim në minimum shkallën e infektimit