Ballina Flash

FOTOGALERI/Kufizohet lëvizja rreth Spitalit Infektiv

TIRANË, 9 mars/ATSH/Në spitalin Infektiv të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është kufizuar lëvizja në kuadër të masave të marra për situatën e koronavirusit.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj thotë se në bashkëpunim me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu janë marrë masat e duhura.

“Bashkë me Ogerta Manastirliu kemi kufizuar lëvizjen rreth Spitalit Infektiv.
Me ta thon troç: Ky nuk o momenti për vojerizmin tipik ballkanik “o lali ça ka aty pas kangjellave”. Nëse nuk je pacient, rri te shpija jote e laji duart sa më shpesh dhe lër doktorët të bëjnë punën, të lutem”, -thotë Veliaj. z.tosku/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKoronavirusi/Bashkia e Elbasanit pezullon aktivitetet e Ditës së Verës
Artikulli tjetërAnulimi i linjave ajrore dhe detare drejt Veriut të Italisë, Balluku: Kufizohet lëvizja e pasagjerëve, jo e mjeteve të transportit të mallrave