Ballina Flash

Shahini: Afro 80% e punonjësve arsimor në Shqipëri janë gra

TIRANË, 8 mars /ATSH – I. Vata/- Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini ka theksuar pabarazinë gjinore që vazhdon të ekzistojë në shoqëri.

Duke bërë të ditur se afro 80% e 33,000 punonjësve arsimor në Shqipëri janë gra, ajo ka shtuar se përveç punës që bëjnë në shkollë, gratë bëjnë edhe shumë orë pune pa pagesë në shtëpi, duke u përkujdesur për fëmijët, prindërit apo shtëpinë.

“Punët e shtëpisë kryesisht i bëjnë vetë dhe nuk i ndajnë me burrat e familjes. Kjo është e vërtetë në nivel botëror: gratë bëjnë gati trefishin e punës pa pagesë në krahasim me burrat” – thekson ajo.

Duke u fokusuar tek pabarazia gjinore, ministrja Shahini kujton pabarazinë mes grave dhe burrave që ende mbizotëron në sistemin tonë shoqëror.

“Dua të marrim kurajo nga arritjet e deritanishme dhe të frymëzohemi për punën e madhe që ende duhet të bëjmë për një shoqëri të barabartë”, shprehet Shahini.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNdryshojnë rregullat e futbollit, rivënia anësore me këmbë dhe zëvendësime pa limit…
Artikulli tjetërEkstradohet nga Italia 39-vjeçari, i dënuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve