BRATISLAVË, 6 mars /ATSH-AFP/ – Sllovakia njoftoi sot se kishte regjistruar rastin e parë të konfirmuar me koronavirusin e ri, tek një burrë djali i të cilit kishte shkuar në Venecia.
“Sot, një pacient, 52 vjeç, u konfirmua si i infektuar”, deklaroi kryeministri, Peter Pellegrini për shtypin.
“Personi, identiteti i të cilit nuk u zbulua, ndodhet aktualisht i shtruar në Bratislavë”, theksoi ai.
“Pacienti nuk kishte udhëtuar në asnjë vend, por djali i tij kishte ardhur nga Venecia para disa javësh”, shtoi Pellegrini.
“Deri tani, testet e më shumë se 300 analizave kanë rezultuar negative në Sllovaki”, sipas autoriteteve sanitare lokale./ /ec/ a.jor.
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.























