Ballina Flash

EGJIPT – Rihapet piramida më e vjetër pas rinovimit

KAJRO, 6 mars /ATSH-AFP/ – Piramida e faraonit Djoser në Saqqara, e vjetër prej 4 700 vitesh dhe konsideruar si më e vjetra në Egjipt, u rihap për publikun, pas disa vitesh në rinovim, theksoi një gazetar.

“Ne rihapim, pas restaurimit, piramidën më të vjetër që ekziston në Egjipt”, deklaroi në një ceremoni, ministri egjiptian i Antikiteteve dhe Turizmit, Khaled el-Enany.

Projekti i rinovimit në këtë monument kishte filluar në vitin 2006 para se të ndërpritej në vitin 2011 për shkaqe sigurie të lidhura me revoltën popullore të vitit 2011.

”Ai rifilloi në 2013”, sipas Ayman Gamal Eddine, menaxher i projektit në ministrinë e Antikiteteve.

“Kostoja totale e punimeve të restaurimit arriti në 104 milionë stërlina egjiptiane ose rreth gjashtë milion euro”, sipas qeverisë egjiptiane.

E vendosur 20 kilometra në jug të Kajros, piramida dominon një nekropol të gjerë në rajonin e Memfis, kryeqyteti i parë egjiptian.

Ky monument, rreth 60 metra i lartë, u ndërtua rreth 2 700 vjet para Krishtit nga arkitekti Imhotep, mbi një zgavër të thellë prej 28 metrash që strehon një varr me granit rozë./ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSLLOVAKI – Shënohet rasti i parë me koronavirus
Artikulli tjetërShtyhet mbledhja e sotme për Reformën Zgjedhore, Hajdari: Opozita anuloi takimin, uroj mos të jetë bojkot