Ballina Ekonomi

Porti i Durrësit/ Përpunohen 3 anije me mallra në Terminalin Perëndimor

TIRANË, 5 mars /ATSH/ Sot në mesditë në portin e Durrësit u akostua anija “Solstice N”, e cila mbërrin në Durrës për të dytën herë brenda 10 ditëve.

Ajo iu shtua edhe katër anijeve të tjera tregtare që po përpunohen aktualisht në portin më të madh të vendit. Anija me gjatësi 223 m tashmë ndodhet në molin 6, ku do të nisë edhe përpunimi i 700 kontejnerëve me mallra.

Qendra e Informacionit në APD, bën me dije, se në Terminalin Perëndimor sot në mesditë vijon përpunimi i tri anijeve me rreth 6500 tonë mallra të ndryshme, si xhama, bërsi soje dhe çimento.

Ndërkaq, në kalatën nr. 10 po shkarkohen 5252 tonë qymyr nga anija “Ust Ilimsk”.

Nga Qendra e Informacionit, mësohet gjithashtu se në ditët e ardhshme pritet të mbërrijnë edhe tri anije me rreth 8 mijë tonë mallra, kryesisht xhama dhe makineri.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSPANJË – Zvicra akuzon ish-mbretin Huan Carlos për korrupsion
Artikulli tjetërKuvendi miraton me 94 vota ligjin e pronësisë, Balla: Ja kategoritë që përfitojnë