SPANJË – Zvicra akuzon ish-mbretin Huan Carlos për korrupsion

MADRID, 5 mars /ATSH-AA/- Sipas një hetimi të nisur nga prokuroria zviceriane, ish-mbreti i Spanjës, Huan Carlos akuzohet sa ka marrë 100 milionë euro komision nga tenderi i projektit të trenit të shpejtë Mekë-Medine, që u fitua nga konsorciumi spanjoll në vitin 2012.

Sipas burimeve hetimore, Carlos i ka dhuruar mikeshës së tij, Corinna zu-Sayn-Wittgenstein-in, 65 milionë euro nga ky komision.

Kjo shumë është depozituar në një llogari bankare të Zvicrës nëpërmjet një fondacioni panamez.

“Corinna është kujdesur për mbretin Carlos, gjatë kohës që ky ishte i sëmurë”, tha avokati i zu-Sayn-Wittgenstein-in, Robin Rathmell, duke mbrojtur idenë e tij se paratë në fjalë janë një dhuratë e bërë nga mbreti në shenjë mirënjohjeje.

Media spanjolle bëri të ditur se Prokuroria spanjolle Antikorrupsion po zhvillon dy hetime lidhur me pretendimet e Zvicrës./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.