AUSTRI – OPEC diskuton reduktimin e naftës pas shpërthimit të COVID-19

VJENË, 5 mars /ATSH-DPA/ – Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe prodhuesit aleatë të naftës do të takohen në Vjenë për të koordinuar politikat e prodhimit, pasi kërkesa globale për energji pritet të bjerë viktimë e koronavirusit.

Ministrat e naftës nga 14 vendet e OPEC do të mblidhen sot në selinë e kartelit për të diskutuar reduktime të mundshme të prodhimit.

Kolegë nga 10 vende shtesë, duke përfshirë Rusinë, do t’i bashkohen të premten për të hartuar një politikë të përbashkët.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë me qendër në Paris, vlerëson se në vitin 2020, kërkesa globale për naftë bruto do të bjerë për herë të parë në 10 vjet./ /sara/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.