GJERMANI – BDI paralajmëron rrezikun nga COVID-19 për ekonominë

BERLIN, 5 mars /ATSH-DPA/ – Industria gjermane po përgatitet për goditjen ekonomike nga shpërthimi i koronavirusit.

Një raport nga Federata Gjermane e Industrive (BDI), paralajmëroi se rritja ekonomike do të arrijë pothuajse në një ndalesë.

Nëse ekonomitë kombëtare të prekura nga pandemia nuk kthehen në normalitet gjatë tremujorit të dytë, BDI pret një ulje të prodhimit ekonomik të Gjermanisë.

Më parë, kjo federatë kishte parashikuar rritje me 0,5% për ekonominë më të madhe të Europës në vitin 2020, për shkak të faktit se ky vit ka më shumë ditë pune se viti i mëparshëm./ /sara/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.