Dita Botërore e Obezitetit, 2.8 milionë njerëz vdesin çdo vit

TIRANË, 4 mars/ATSH/ Sot është Dita Botërore e Obezitetit e cila ka si objektiv kryesor gjetjen e një zgjidhjeje për krizën e obezitetit, rritjen e vëmendjes, përmirësimin e politikave adresuar gjetjes së zgjidhjeve për trajtimin e obezitetit dhe parandalimin e tij.

Instituti i Shëndetit Publik ka informuar se të paktën 2.8 milionë njerëz vdesin çdo vit si rezultat i mbipeshës dhe obezitetit. Parandalimi i obezitetit kërkon bashkëpunim nga të gjithë anëtarët e komunitetit. Obeziteti është një nga shkaktarët kryesore të shumë sëmundjeve kronike duke përfshirë sëmundjen e zemrës, e mëlçisë, diabetin, disa lloje kanceresh etj.

Obeziteti është rezultat i një çekuilibrimi midis kalorive që individi konsumon dhe kalorive që shpenzon.

Mbipesha dhe obeziteti janë shkaktarë të më shumë vdekjeve, krahasuar me ato që vijnë nga kequshqyerja. Gratë kanë më shumë të ngjarë të jenë obeze sesa burrat.

Ndikimi mjedisor dhe shoqëror është një nga përcaktuesit më të rëndësishëm të zgjedhjes dietike të një individi. Një dietë e shëndetshme e shoqëruar me aktivitet fizik siç është ecja ndihmon në parandalimin e mbipeshës.

Sipas OBSH-së,në 2025-ën, 2.7 miliardë njerëz në të gjithë botën do të vuajnë nga mbipesha dhe obeziteti. z.tosku/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.