Ballina Bota

BRUKSEL – BE: Mbështesim Greqinë në trajtimin e situatës së migrantëve

BRUKSEL, 4 mars /ATSH-ANA/ – Zyrtarë të nivelit të lartë të Bashkimit Europian iu bashkuan kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis në një vizitë përgjatë lumit Evros, pasi një fluks migrantësh u përpoqën të hynin në Greqi nga Turqia.

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, presidenti i Këshillit Europian Charles Michel, presidenti i Parlamentit Europian David Sassoli dhe kryeministri kroat Andrej Plenkovic, vendi i të cilit mban presidencën e radhës të Këshillit të BE-së, iu bashkuan kryeministrit Mitsotakis.

Zyrtarët e BE-së, të cilët vizituan kufijtë e Greqisë, konfirmuan domosdoshmërinë e respektimit të ligjit ndërkombëtar dhe të drejtave të njeriut si dhe shprehën besim në hapat që qeveria greke ka ndërmarrë për menaxhimin e krizës në kufirin greko-turk.

Gjatë deklaratave të bëra në prefekturën Evros, ata konfirmuan gjithashtu mbështetjen dhe solidaritetin me Greqinë. / /sara/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – COVID-19 ul ndjeshëm çmimin e naftës
Artikulli tjetërDy botime në ndihmë të përgatitjes së maturantëve për provime