Ballina Flash

TEKNOLOGJI – IA e bën gmail-in më të sigurt

NJU JORK, 2 mars /ATSH-ANSA/ – Inteligjenca artificiale e bën gmail-in tuaj më të sigurt dhe ju ndihmon të gjeni dokumente të dyshimta zyrtare, njoftoi kompania ”Mountain View”.

Ajo sqaron se zbatoi këtë sistem duke filluar nga fundi i vitit 2019 duke rritur përqindjen ditore të zbulimit të këtyre dokumenteve me 10%.

Në mënyrë të veçantë, metoda është efektive në identifikimin e të ashtuquajturave ”sulmeve kundërshtare”, domethënë ato sulme që synojnë sistemet e inteligjencës artificiale, zbulimi i të cilave ka regjistruar një rritje prej 150%.

Google thotë se po zhvillon softuerin në mënyrë që të mund të aplikohet për të identifikuar lloje të tjera më pak të zakonshme të bashkëngjitjeve të infektuara të gmail në të ardhmen./   /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFRANCË – COVID-19 mbyll muzeun e Luvrit
Artikulli tjetërHeqja e taksës/Seancë e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë