Ballina Flash

FRANCË – COVID-19 mbyll muzeun e Luvrit

PARIS, 2 mars /ATSH-ANSA/ – Muzeu i Luvrit mbetet i mbyllur edhe sot ashtu si dje, deklaruan menaxherët e muzeut më të vizituar në Paris.

”Muzeu do të mbetet i mbyllur për shkak të frikës së stafit për koronavirusin, i cili respekton të drejtat e punëtorëve përballë çdo rreziku shëndetësor’’, shpjegoi një punonjës i Luvrit.

Ndërkohë të ardhurat e biletave të vizitorëve do t’u kthehen mbrapsht të gjithëve.

Nespr do të organizohet një mbledhje e jashtëzakonshme e Komitetit të Higjienës, Sigurisë dhe Kushteve të Punës (CHSCT), pa specifikuar nëse Luvri do të rihapet apo jo./   /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakUASHINGTON – Buttigieg tërhiqet nga gara për Shtëpinë e Bardhë
Artikulli tjetërTEKNOLOGJI – IA e bën gmail-in më të sigurt