Ballina Bota

UASHINGTON – Buttigieg tërhiqet nga gara për Shtëpinë e Bardhë

UASHINGTON, 2 mars /ATSH-ANSA/ – Kandidati i demokratëve Pete Buttigieg ka lënë garën presidenciale për Shtëpinë e Bardhë, raportuan mediet amerikane.

Ish-kryetari i bashkisë së South Bend kishte qenë zbulimi i fushatës së dy raundeve të para të zgjedhjeve brenda Partisë Demokratike në Iowa dhe New Hampshire, por pësoi rënie në shtetin e Nevadës dhe rënie drastike të mbështetësve në Karolinën e Jugut.

Pas këtyre disfatave, demokrati Buttigieng vendosi të tërhiqej nga gara presidenciale, e cila po vazhdon me kandidatët e tjerë pretendues./  /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 02/3/2020
Artikulli tjetërFRANCË – COVID-19 mbyll muzeun e Luvrit