FUTBOLL – Seria A shtyn ndeshjet e fundjavës si pasojë e Covid-19

ROMË, 29 shkurt /ATSH-DPA/ – Pesë ndeshje italiane të serisë A, përfshirë lojën më të rëndësishme, atë mes Juventusit dhe Inter-Milan që do të zhvillohej këtë fundjavë, janë shtyrë për shkak të shpërthimit të koronavirusit.

Gjithashtu u anuluan dhe ndeshjet në klubet e Udinezes, AC Milan, Parmës dhe Sassuolos.

“Ndeshjet janë planifikuar për tu zhvilluar të mërkurën më 13 maj”, njoftoi Seria A.

Si rezultat, finalja e kupës italiane është shtyrë nga 13 maji në 20 maj. / /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.