Ballina Bota

DOHA – Stoltenberg mbërrin në Kabul para ceremonisë SHBA-talebanë

KABUL, 29 shkurt /ATSH-DPA/ – Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg mbërriti në Afganistan para ceremonisë së nënshkrimit mes SHBA-së dhe talebanëve në Doha, kryeqytetin e Katarit, njoftoi sot aleanca.

Në deklaratë thuhej se gjatë vizitës në Kabul, Stoltenberg do të takohet me presidentin, Ashraf Ghani dhe zyrtarë të lartë.

Përveç kësaj, ai dha një konferencë të përbashkët shtypi me Ghani-n dhe Sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Mark Esper.

Pas mbërritjes, Stoltenberg u takua me shefin ekzekutiv afgan, Abdullah Abdullah. / /sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKryemadhi: Në 2 Mars i bashkohem manifestimit si nënë dhe qytetare
Artikulli tjetërMOSKË – Rusia dhe Turqia bien dakord për uljen e tensioneve në Idlib