Ballina Bota

SHBA – Rritja në 2019 u ngadalësua 2,3 %

UASHINGTON, 27 shkurt /ATSH-AFP/- Në vitin 2019, rritja e SHBA-së u ngadalësua me 2,3 % në krahasim me 2,9 % në 2018, duke qenë se kompanitë pakësuan investimet e tyre dhe ngaqë inflacioni ishte më shumë nën kontroll, sipas të dhënave të publikuara sot nga Departamenti i Tregtisë.

Rritja mbetet e qëndrueshme në krahasim me vendet kryesore të Europës, sidoqoftë, mbetet larg 3 % të synuar nga presidenti Donald Trump.

Nga ana tjetër, kanë ndikuar edhe paqartësitë e reja të lindura nga epidemia e koronavirusit të ri, që po përhapet jashtë Kinës dhe që po prek gradualisht të gjithë ekonominë botërore.

Kjo rënie erdhi veçanërisht për shkak të reduktimit të investimeve në biznes nga lufta tregtare SHBA-Kinë mjaft e ashpër në vitin 2019.

Në tremujorin e katërt, PBB-ja përparoi me 2,1% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas një vlerësimi të dytë të pandryshuar në krahasim me të mëparshmin.

Ky vlerësim është pak më ulët nga 2,2 % që pritej prej analistëve.

Megjithatë, viti 2020 ka filluar mjaft mirë me nënshkrimin e një marrëveshje tregtare midis Uashingtonit dhe Pekinit./ /ervo/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDelegacioni nga Gjermania: Mbështesim Shqipërinë në rrugën e saj europiane
Artikulli tjetërKëmbimi valutor/ Euro arrin nivelin më të lartë këtë vit, 122.48 lekë