Ballina Bota

TURQI – Asnjë rast me koronavirus

ANKARA, 26 shkurt /ATSH-AA/ – Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca deklaroi se deri më tani në Turqi nuk është shënuar ndonjë rast i koronavirusit.

”Lidhur me kërcënimin e koronavirusit, në rajonet kufitare janë ngritur spitale fushore për rastet që do të shënohen”, tha ai.

”U bëj thirje banorëve se nuk është e nevojshme të përdorin të gjithë maska, por vetëm ata që kanë grip, shenja të ftohjes dhe simptoma të infektimit”, shtoi Koca.

”Në botë ende nuk është gjetur ndonjë antiviral specifik kundër koronavirusit”, përfundoi ai./  /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKOMENT – Ekonomia italiane e prekura e madhe nga COVID-19
Artikulli tjetërShkelën rregullat e qëndrimit në hapësirën Schengen, deportohen 26 shqiptarë nga Spanja