Ballina Bota

INDI – Modi thirrje për paqe dhe vëllazëri përballë dhunës

NJU DELHI, 26 shkurt /ATSH-DPA/ –  Kryeministri indian, Narendra Modi bëri thirrje për qetësi, pas përleshjeve të dhunshme lidhur me ligjin për nënshtetësinë, që u morën jetën 20 personave në Nju Delhi.

“I bëj thirrje motrave dhe vëllezërve të Nju Delhit që të ruajnë paqen dhe vëllazërinë në çdo kohë”, shkruajti Modi në Twitter, reagimi i tij i parë publik ndaj dhunës në kryeqytet.

Modi shtoi se kishte bërë një rishikim të gjerë të situatës.

“Policia dhe agjencitë e tjera po punojnë në terren për të siguruar paqen dhe normalitetin”, theksoi ai.

Gjatë protestave për ligjin e e diskutueshëm të nënshtetësisë, që filluan të dielën, pati zjarrëvenie të qëllimshme, përdhosje dhe goditje me gurë mes grupeve rivale.

Ligji përshpejton marrjen e nënshtetësisë për pakicat fetare nga vendet fqinje me shumicë myslimane, por përjashton myslimanët. / /sara/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama citon Winston Churchill: Duhet guxim që të ngrihesh dhe të flasësh, po aq guxim duhet të ulesh dhe të dëgjosh
Artikulli tjetërFRANCË – PSA fitim rekord prej 3,2 miliardë eurosh