ATHINË, 26 shkurt /ATSH-DPA/ – Qytetarët, të cilët jetojnë në ishujt grekë, përshkallëzuan protestën kundër planeve për kampe të reja migrantësh duke njoftuar ndërprerjen e punës për një ditë.
Të gjitha autoritetet rajonale dhe komunale si dhe shumica e bizneseve u mbyllën në ishujt Lesbos, Chios dhe Samos në Egje.
Popullsia kundërshton ashpër planin e qeverisë për kampe të reja.
Motot e grevës janë “Duam të na kthehen ishujt tanë” dhe “Ishujt nuk duhet të jenë kampi i shpirtrave të humbur”.
Një ditë më parë, policia lëshoi gaz lotsjellës ndaj protestuesve në Lesbos dhe Chios. / /sara/ a.jor.






















