Ballina Bota

GREQI – Le Maire: COVID-19 “game changer” në globalizim

ATHINË, 25 shkurt /ATSH-AFP/- Koronavirusi është një “game changer”, një ngjarje lojëndryshuese në ekonominë e globalizmit, tha ministri francez i Ekonomisë dhe Financave, Bruno Le Maire, sot në Athinë.

“Ne duhet të nxjerrin të gjitha pasojat dhe nga ky këndvështrim epidemia e koronavirusit është një game changer në globalizim”, tha ministri francez pas bisedimeve me homologun e tij grek, Christos Staïkouras.

Ai theksoi nevojën e domosdoshme për zhvendosjen e një numri të caktuar aktivitetesh dhe për të qenë më të pavarur në një numër të caktuar të zinxhirëve të prodhimit.

“Ne jemi shumë të varur nga furnizimi nga Kina dhe fakti që Kina ka ngadalësuar gjithçka ka një ndikim të drejtpërdrejtë në mundësitë e furnizimit të industrisë”, shtoi ai.

Ministri francez, i cili bëri një ndalesë në Athinë nga Abu Dhabi, shpjegoi se koronavirusi do të ketë një ndikim në rritjen globale dhe rritjen në Europë përmes dy kanaleve të shpërndarjes, turizmit dhe furnizimit industrial./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShqipëri-Rumani, forum biznesi në shtator në Bukuresht
Artikulli tjetërMinistria e Shëndetësisë/ Informacion i përditësuar për Koronavirusin COVID-2019