FRANKFURT, 23 shkurt /ATSH-DPA/ – Katër ditë pas sulmit të dyshuar racist në qytetin gjerman perëndimor, Hanau, një aleancë po planifikon një protestë të re për viktimat e sulmit.
Një iniciativë e marrë nga shoqata të ndryshme në Hanau, ka në plan përkujtimin e viktimave dhe një marshim nga skena e krimit në sheshin Kurt Schumacher, deri në sheshin e tregut të qytetit.
Organizatorët presin rreth 3000 pjesëmarrës. / / sara/






















