Ballina Bota

FOKUS – GJK gjermane heton ish-gjyqtarët për të kaluarën naziste

KARLSRUHE, 19 shkurt /ATSH-DPA/ – Gjykata Kushtetuese e Gjermanisë po merr në shqyrtim të kaluarën e ish-gjyqtarëve, nëse ata kanë pasur ose jo lidhje me regjimin nazist, që sundoi vendin nga viti 1933 deri më 1945, tha sot kryetari i gjykatës, Andreas Vosskuhle.

Vosskuhle u shpreh, në gjykatën me seli në perëndim të qytetit të Karlsruhes, se 16 gjyqtarët e të dy senateve, që formojnë Gjykatën e Lartë Gjermane, kanë marrë një vendim.

”U zbulua se dy apo tre ish-gjyqtarë kanë pasur lidhje me nazizmin. Kjo duhet të shqyrtohet si pjesë e një procesi të strukturuar”, theksoi ai.

Në qendër të hetimeve është Willi Geiger, i cili u zgjodh gjyqtar në këtë gjykatë për periudhën 1951-77. Raportohet se ai ka shpallur një numër dënimesh me vdekje gjatë kohës që ka qenë në krye të një gjykate të veçantë nën regjimin nazist.

Ministria e Drejtësisë ka udhëhequr vetë hetimin e kësaj çështjeje që u mbyll në vitin 2016.

U zbulua se më shumë se gjysma zyrtarëve në fjalë kanë qenë anëtarë të partisë së Adolf Hitlerit.

Hetime të ngjashme janë marrë përsipër edhe nga prokuroria dhe gjykatat federale. /mig/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFelaj: Lufta kundër aseteve pasurore të krimit kërkon veprim energjik
Artikulli tjetërPaketa më e re turistike në Valbonë, aventurë e pazakontë me helikopter mbi majat e Alpeve