Ballina Aktualitet

Programi i Rindërtimit, bazë e një zhvillimi të ri ekonomik e social

TIRANË, 18 shkurt/ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “do ta kthejmë rindërtimin në bazën e një zhvillimi të ri ekonomik dhe social për Shqipërinë që duam”.

Në një reagim, Kryeministri Rama tha se “fondet e mbledhura dje, duke kurorëzuar me një sukses fantastik fushatën dymujore ndërkombëtare për Rindërtimin, janë vetëm pjesa kryesore, por jo e vetmja e planit ekonomik 2020”.

“Me vizion, strategji, punë e durim ne do të arrijmë në majën e synuar për Shqipërinë, kur nisëm 2347 ditë më parë, të përpjetën sfilitëse të qeverisjes nga rrënojat e vitit 2013”, – tha Rama.

Në Konferencën e Donatorëve janë mbledhur dje 1.15 miliardë euro për rimëkëmbjen e Shqipërisë pas tërmetit të 26 nëntorit. Konferenca e Donatorëve “Së bashku për Shqipërinë” u organizua nga Bashkimi Europian duke mbledhur së bashku përfaqësues nga 100 shtete, për mbështetjen e programit të rindërtimit në Shqipëri pas tërmetit që goditi vendin më 26 nëntor 2019. /k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMiratohet projekti për restaurimin e Kalasë së Prezës, u dëmtua nga tërmeti
Artikulli tjetërRritet numri i qytetarëve që po kryejnë kontrollin mjekësor bazë