Ballina Aktualitet

Konferenca e Donatorëve/ Meta: Mirënjohje e thellë për solidaritetin

TIRANË, 17 shkurt /ATSH/ Presidenti i Republikës, Ilir Meta përshëndeti Konferencën e Donatorëve të zhvilluar sot në Bruksel, ku Shqipërisë iu dhuruan 1.15 miliardë euro nga komuniteti ndërkombëtar.

“Përshëndes Konferencën e Donatorëve që u zhvillua në Bruksel, në mbështetje të Shqipërisë, për kapërcimin e pasojave të tërmetit të nëntorit të vitit të kaluar”, u shpreh Presidenti Meta.

Njëkohësisht Meta shprehu mirënjohjen e thellë për solidaritetin dhe kontributin e vendeve pjesëmarrëse.

/gj.mima/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – Frost: Londra refuzon që BE t’i vendosë rregulla
Artikulli tjetërKonferenca e Donatorëve/ Basha: Mirënjohje për çdo vend, donacionet ndërkombëtare të mirëpritura