Ballina Bota

GREQI – Greva e transporteve paralizon Athinën

ATHINË, 17 shkurt /ATSH-ANA/ – Autobusët, tramvajet dhe metrotë nuk do të operojnë më 18 shkurt në Athinë, pasi punonjësit e tyre do të marrin pjesë në një grevë 24-orëshe, kundër projektligjit të ri të sigurimeve.

”Qeveria harroi shumë shpejt angazhimet për heqjen e ligjit ‘Katrougalos’ dhe vazhdon me një sulm tjetër duke bërë një projektligj me korrigjime të vogla, mbi të njëjtën filozofi dhe politika të ligjit të mëparshëm të papranueshme. Rritja e pensioneve që ka premtuar është shumë e vogël krahasuar me humbjet, veçanërisht në dekadën e fundit”, theksoi Sindikata e Punëtorëve të Transportit Hekurudhor, STASY.

Punëtorët e autobusëve deklaruan ndër të tjera, se projektligji i ri i sigurimeve ”privatizon sigurimet shoqërore dhe shtyn mijëra punëtorë të rinj drejt kapitaleve të huaja private”./ /sara/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNënshkruhet marrëveshja, Komisioni Europian 15 milionë euro për Rindërtimin pas tërmetit në Shqipëri
Artikulli tjetërBorchardt takon kryeprokurorin, paraqet studimin e OSBE-së: Rritje e bashkëpunimit mes prokurorisë dhe policisë gjyqësore