Ballina Bota

LIBAN – Kompanitë ajrore do të pranojnë pagesa vetëm në dollar

BEJRUT, 16 shkurt /ATSH-AFP/ – Kompanitë ajrore në Liban, si “Middle East Airlines”, do të pranojnë vetëm pagesa në dollar që prej të hënës, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve, në sfondin e zhvlerësimit të monedhës kombëtare.

Në vendin e goditur nga një krizë ekonomike, dollari përdoret çdo ditë në Liban ashtu si stërlina libaneze.

Nëse kursi kombëtar i këmbimit valutor i vendosur nga Banka Qendrore nuk ka ndryshuar, një kurs këmbimi paralel është parë në zyrat e këmbimit, që ka shkaktuar dhe një zhvlerësim de facto për monedhën kombëtare dhe humbje për ata që kërkojnë të blejnë me dollarë.

“Duke nisur nga e hëna, “Middle East” dhe kompanitë e tjera ajrore që ndodhen në Liban do të pranojnë vetëm pagesa në dollar amerikan”, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve ANI./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNjohja e patentave shqiptare në Gjermani, Rama: Lajm i mirë, vlerësim përparimeve në shërbimet dixhitale
Artikulli tjetërDraftplani i Edukimit Ligjor 2019-2023/ Gjonaj: Afron qytetarët me institucionet e drejtësisë