Ballina Bota

AFGANISTAN – Ghani: Përparime në bisedimet SHBA-talebanë

KABUL, 12 shkurt /ATSH-AFP/ – Janë arritur përparime të rëndësishme në lidhje me negociatat për të dalë nga konflikti mes Uashingtonit dhe talebanëve, tha dje në mbrëmje presidenti afgan, Ashraf Ghani, pas një bisede telefonike me sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.

“Sot, unë pata kënaqësinë të merrja një telefonatë nga @SecPompeo, duke më informuar për përparimet e rëndësishme të bërë në bisedimet aktuale të paqes me talebanët”, shkroi në Twitter kreu i shtetit afgan.

Edhe kreu i ekzekutivit afgan, Abdullah Abdullah, pas një bisede të ngjashme me sekretarin amerikan të Shtetit, shprehu gjithashtu optimizmin e tij për uljen e dhunës dhe përparimet në bisedimet aktuale, që mund të çojnë drejt një marrëveshjeje, e cila do t’i hapte rrugën bisedimeve ndërafgane për një paqe të qëndrueshme.

Një zyrtar taleban tha se palët do të takohen sot pasdite, në Doha, ku bisedojnë prej më shumë se një viti./ /ervo/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKomiteti i Rindërtimit/ Projekti nis së shpejti në Laç, Thumanë dhe Shijak, modele të konfirmuara të banesave individuale
Artikulli tjetërBasha takon ambasadorin Soreca: Pa zgjedhje të lira, vendi nuk bën përpara