Ballina Bota

LONDËR – Johnson miraton HS2-shin

LONDËR, 11 shkurt /ATSH-AFP/ – Kryeministri britanik, Boris Johnson dha sot miratimin për projektin e kundërshtuar të linjës së trenit me shpejtësi të lartë HS2 (High Speed 2), pavarësisht një kostoje të madhe dhe kundërshtimit të deputetëve dhe lëvizjeve ekologjiste.

“Qeveria i hapi dritën jeshile linjës hekurudhore me shpejtësi të lartë që do të lidhë më shpejt pjesën qendrore të Londrës me veriun e Anglisë”, deklaroi Johnson në Dhomën e Komuneve.

Para një fature që mund të kalojë 100 miliardë sterlina, kryeministri theksoi se kishte si qëllim të kontrollonte koston e projektit dhe të përmirësonte menaxhimin e tij.

Ai do të emërojë një ministër që do t’i kushtohet plotësisht HS2.

Kryeministri britanik nuk ka dhënë detaje për shifrën e kostos totale, por ai theksoi se faza e parë që do të shkojë deri në Birmingham, në pjesën qendrore të Anglisë, mund të përfundojë për një vlerë rreth 35 dhe 45 miliardë stërlina./ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDEMOGRAFI – Popullsia e Egjiptit arrin në 100 milionë
Artikulli tjetërFranca sjell në portin e Durrësit përvojën e menaxhimit të krizave