KAJRO, 11 shkurt /ATSH-AFP/ – Popullsia egjiptiane arriti 100 milionë banorë.
”Tashmë Egjipti është në rangun e vendeve arabe më të populluara dhe i treti në Afrikë pas Etiopisë dhe Nigerisë”, njoftuan sot autoritetet.
Matësi elektronik, i vendosur në ndërtesën ku ndodhet agjencia egjiptiane për statistikat (CAPMAS) ka kaluar nga tetë në nëntë shifra.
“Viti i kaluar ka qenë një prej viteve më të shpejta për të arritur një milionë nga lindjet”, deklaroi gjenerali, Khairat Barakat, kreu i CAPMAS duke theksuar se ky nivel ishte arritur në 216 ditë në 2019.
Egjipti është vendi i 14-të më i populluar në botë.
Niveli i lindshmërisë në vend është rritur këto vitet e fundit, me një mesatare prej 1,5 milionë lindje në vit.
Mbipopullimi ka qenë këto vitet e fundit një sfidë e madhe për autoritetet, sepse politikat për kufizimin e lindjeve nuk kanë dhënë frytet e tyre.
“Presidenti, Abdel Fattah al-Sissi kishte deklaruar në 2017 se terrorizmi dhe mbipopullimi përbëjnë kërcënimet kryesore për Egjiptin”, sipas qeverisë së tij./ /ec/ a.jor.